Fundjava mirëpret një ndeshje fantastike si ajo mes Lazios dhe Napolit.

E shkuara sfidon të tashmen. Kështu do thoshte Elsi Hysaj, i cili ka qenë pjesë e napoletanëve dhe tashmë luan për lacialët.

“Duhet guxim dhe vetëbesim për t’u përballur me Napolin. Ata janë një ekip i fortë, po bëjnë gjëra të mëdha. Në një stadium si ai i Maradona, duhet besim, si dhe qëndrimi i duhur, për t’i vënë ata në vështirësi në stadiumin e tyre. Me kalimin e kohës, Napoli ka ndryshuar mentalitetin dhe shumë më tepër se kaq, madje.

Kam kujtime të mrekullueshme nga vitet e mia në Napoli, shpresoj që ata të mund të festojnë në fund të sezonit” – Tha Hysaj para ndeshjes me Napolin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: