Në fund të konferencës, Edi Reja vuri theksin edhe te situata në grup, ku nënvizoi se pavarësisht gjithçkaje, ende asgjë nuk ka përfunduar dhe se Kombëtarja do futet në fushë për të fituar. Ai vlerëson eksperiencën në një ekip përfaqësues, e para për të pavarësisht viteve të shumta që ka mbi supe, teksa i vë kapak edhe çështjes së kapitenit.

Sitata aktuale në grup
“Nuk mund të flasë për Turqinë dhe Francën, unë duhet të shoh shtëpinë time. Është diçka që nuk ndodh brenda ditës ose javës, ne duam mbështetje dhe nesër besoj se do ta kemi. Objektivi është që skuadra të përmirësoheshe vazhdimisht. Ndeshjet nuk ka përfunduar do të luftojmë deri në fund. Nuk do futemi për barazim, por për të fituar, e rëndësishme është të dalim nga ndeshja me kokën lart. Nuk më pëlqen të futem me mentalitetin për barazim. Do të hyjmë për të fituar në fushë. Nëse e bëjmë këtë aspekti moral do të jetë në nivel të jashtëzakonshëm. Fitoret janë të mira për të bërë të besosh të ecësh përpara. Lojtarët kanë nevojë të ndihen të shpërblyer për atë që kanë bërë deri tani. Do ta kërkojmë këtë me të gjitha forcat tona”.

Si ndiheni në një ekip kombëtar?
“Është ndryshe, në kombëtare nuk ke kohë të bësh punën e përditshme që bën në klub. Megjithatë, skuadra është paraqitur me shumë dëshirë dhe është vënë në dispozicion. Janë të gjithë lojtarë profesionistë, shumë prej tyre luajnë në Itali, por edhe në kampionate të tjera dhe kanë filozofi të ndryshme futbolli, Zvicër, Kroaci, Gjermani, Itali. Unë duhet të gjej mënyrën për t’i ndërthurur si duhet filozofitë e tyre të lojës, pastaj jemi në Ballkan dhe është pak e vështirë të punosh qetë në aspektin psikologjik”.

Kapiteni

Reja Stervitje
Reja Stervitje

“Nuk ekziston si problem. Nëse do të jetë Mavraj do të jetë ai, nëse jo do të Hysaj. Kjo është zgjedhja përfundimtare, kjo është linja”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb