Ndeshja mes Vllaznisë dhe Bylis (0-0) nuk ishte e zakonshme për mbrojtësin e ballshiotëve, Mevlan Adili, pasi më parë ai ka luajtur për shkodranët. Pas ndeshjes, Adili nuk fshehu dot emocionet.

“Kisha shumë emocione para se të vija të luaja në Shkodër. Këtu është shtëpia ime, Vllaznia më bëri burrë, kam ardhur këtu në momentet më të këqija. Kam shumë emocion për Vllazninë dhe dua që të luftojë për titullin kampion. Por ne jemi profesionist, mbajmë familjen me këtë punë. E tentova edhe golin ndaj Vllaznisë, gjatë gjithë kohës më ka vrarë një pyetje që ia bëja vetes…”PSE”. Gjithsesi, kështu të sjellin rrjedhat e rrjetës. Unë kam ambicie për më shumë, do të shohim në fundin e sezonit. Ne duhet t’ia shpërblejmë besimin presidentit të Bylisit”. – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: