Champions League vendos sot për dy gjysmëfinalistet e fundit. Në dy beteja zjarri, të katërta ekipet kanë shanse të barabarta për kualifikim.

Liverpool kërkon përmbysjen e madhe në ‘Anfield-in’ e boshatisur ndaj Real Madrid. Ndeshja e parë përfundoi 3-1, por për The Reds mjafton një 2-0 që të kalojnë në gjysmëfinale.

Nga ana tjetër plotësisht e hapur është sfida Borussia Dortmund- Manchester City. Në Angli të besuarit e Guardiolës fituan 2-1 falë golit të Foden në minutat e fundit, por një gol në Gjermani ndryshon gjithë ekuilibrat e kualifikimit.

Ditën e djeshme fituan minimalisht Bayern dhe Porto, por në gjysmëfinale kaluan PSG dhe Chelsea falë rezultateve në ndeshjet e para.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb