Analisti Fatos Lubonja në një lidhje me skype në emisionin ‘Open’News24 foli për sfidat e partive të reja në Shqipëri.

Lubonja tha se ‘Shqipërua ka pasur më shumë alternativa më parë, por tani janë dobësuar për shkak të pluralizmit oligarkik’.

Sakaq tha se ‘Shqipëria është kthyer në një monopol që u mban njerëzve bukën e gojës të lidhur’ dhe se ‘investitorët e huaj janë larguar dhe janë zëvendësuar me shqiptarë’.

“Rëndësi ka të vëmë theksin tek ato që janë shfaqur kryesore dhe mbi të gjitha është e rëndësishme të analizojmë se çfarë ka ndodhur gjatë kësaj periudhe. Vlen të analizohet nëse është rritur apo pakësuar mundësia e daljes së këtyre partive. Unë jam i tezës që Shqipëria ka pasur më shumë mundësi në kohën kur doli Bojaxhiu dhe këto mundësi tani janë dobësuar. Janë dobësuar pasi dora-dorazi kanë kaluar nga pluralizëm oligarkik, ku oligarkët kishin një lloj pavarësie. Sot është rreshtuar e gjithë ekonomia dhe oligarkët dhe kjo bën pakësimin e mundësive ekonomike. Në një vend ku shteti ka kapur gjithë ekonominë atëherë jemi më keq.
E keni vënë re që është pakësuar numri i investitorëve të huaj? Një pjesë e mirë e këtyre janë larguar dhe janë zëvendësuar nga shqiptarët. Elementi tjetër është Shën Peter, një austriak që thotë se ‘demokracia nuk vjen nga poshtë-lart’, Ai që del dhe konkurron mund të fitojë, por kemi një monopolizim. Shqipëria në vend që të kalonte në një pluralizëm demokratik kaloi në një monopol.
Ky monopol që u mban njerëzve bukën e gojës të lidhur, ju kujtohet kur Shoqëria Civile zhvillonte protesta, tani po ngrihen gradaçelat dhe askush nuk po pipëtin më. Në thelb është pakësuar mundësia”, tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb