Kompanitë në Shqipëri prej kohësh janë në kërkim të burimeve njerëzore. Kjo edhe për arsye të emigracionit të lartë të profesionistëve të kualifikuar. Sektorët e prodhimit, apo shërbimit, po i zëvendësojnë vendet e punës të mbetura bosh, me shtetas nga Azia dhe Afrika. Monitor Ekonomi intervistoi një pjesë të këtyre punëmarrësve, të cilët janë zhvendosur tashmë në Shqipëri me kontrata pune.

Pavarësisht pasojave të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit në Durrës, operatorët turistik shprehen optimist për sezonin veror. Agjencitë e huaja, por edhe ato vendase thonë se një pjesë e madhe e rezervimeve janë mbyllur dhe se shifrat e turistëve që do të vizitojnë Shqipërinë këtë vit do të jenë të larta.

Vetëm për sezonin e pranverës duket se ka pikëpyetje, pasi një pjesë e familjeve, që kanë mbetur pa strehë nga tërmeti, janë ende të akomoduara në hotelet e Golemit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: