Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për sfidat që e presin qeverinë e re të Vetëvendosjes dhe Kurtit në Kosovë.

Vasjari thotë se sa i përket marrëdhënieev Kosovë-Shqipëri, Kurti ka qenë i qartë duke ndërtuar tre shtyllat që janë politika e jashtme, siguria e energjia.

Nga ana tjetër ai si stres testin e parë të Kurtit e cilëson marrëdhënien me SHBA që do caktojë dhe mbijetesën e tij politike.

Sipas Vasjarit, Kurti bashkë me Osmanin duhet të dinë mirë në çfarë pozite është Kosova që është ende protektorat dhe me sovranitet të kufizuar.

”Sa i përket marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri, Kurti ka qenë i qartë. Tre shtylla, ka thënë e para është politika e jashtme. Nuk kemi luks të kemi politikë të jashtme të ndryshme. E dyta siguria, e treta energjia.
Ai është në koherencë të plotë me tezat e tij. Sa do të jetësohen ky është diskutim tjetër. Është shumë i strukturuar.
Në marrëdhëniet ndërkombëtare, ne të gjithë e dimë. Nuk është se ka ndonjë ‘feeiling’ mes SHBA dhe Kurtit. Aty do jetë testi i parë i Kurtit. Jo thjesht në marrëdhëniet me ndërkombëtarët, por edhe mbijetesën e tij. Nuk duhet të harrojë që është ende protektorat, ka sovranitet të kufizuar. Duhet t’i dijë shumë mirë, madje dhe Vjosa Osmani që menjëherë sa fillon që marrëveshja Kosovë-Izrael në Uashington thotë vetëm njohje e ndërsjelltë dhe jo kryeqytet Jeruzalemi. Potencialisht mund të jetë Presidentë e Kosovës, dhe karakterizon analfabetizëm. Ky është problemi. Z.Kurti edhe këtu mos ngrihemi kot në utopitë, është i strukturuar. Kur të shkojë që të ballafaqohet me politikat ekonomike, me atë çfarë pretendon BE për avancimin e integrimit.
Kjo është marrëveshje që kërkon kompromisin e palëve. Albin Kurti stres testin e parë e ka në politikën e jashtme. Sa i përket politikës së brendshme e ka më të lehtë.”- tha Vasjari.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb