Shqipëria dy sfidat e shtatorit në ‘shtëpi’ do i luajë në Elbasan Arena. Ishte parashikuar që ndeshjet Shqipëri-Hungari dhe Shqipëri-San Marino të luheshin në “Air Albania” në Tiranë, por fusha e stadiumit kombëtar do të rinovohet.

Tapeti i ri pritet të jetë gati në mesin e shtatorit duke zhvendosur dy sfidat e vlefshme për kualifikueset e Katar 2022.

Fillimisht Shqipëria udhëton më 2 shtator në Varshavë për t’u përballur me Poloninë dhe më pas kthehet më 5 shtator për të sfiduar Hungarinë e më 8 shtator  San Marinon.

 

NJOFTIMI NGA FSHF

? Botërori 2022 / Të rejat mbi stadiumin & biletat për sfidat ndaj ?? Hungarisë e ?? San Marinos

Shtatori rikthen Kombëtaren, me përfaqësuesen shqiptare që është e impenjuar në tre ndeshje zyrtare të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, ndaj Polonisë në transfertë më 2️⃣ shtator dhe Hungarisë e San Marinos në 5 dhe 8 shtator që do të luhen në shtëpi

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se dy ndeshjet brenda do të zhvillohen në “Elbasan Arena”, në ndryshim nga ndeshja me Anglinë e muajit mars që u luajt në stadiumin “Air Albania”

✅ Shkak i këtij spostimi të paparashikuar është investimi për rinovimin e fushës. Investimi parashikon një tapet të ri hibrid, i cilësisë dhe standardeve më të larta ndërkombëtare, që pritet të jetë gati në mesin e muajin e shtator

? Sakaq bëjmë me dije se biletat për dy ndeshjet ndaj Hungarisë dhe San Marinos do të dalin në shitje ditën e shtunë.

ℹ️ Për detaje në lidhje me biletat do ju njoftojmë përmes kanaleve zyrtare të FSHF-së në rrjetet sociale. Na ndiqni❗️

#fshf

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb