Skoci-Republika Çeke është ndeshja e orës 15:00. Të dy ekipet nuk kanë histori përballjesh mes tyre. Skocia rikthehet në një event madhor pas 23 vitesh, ku mori pjesë në Francë 98’.

Tani është kthyer dhe për herë të parë do të luajë në “Hampden Park” një sfidë evropiani. Republika Çeke merr pjesë rishtaz eventet e fundit, por nuk është favorite.

Në orën 18:00 luhet Poloni-Sllovaki. Në sfidën që zhvillohet në Shën Petersburg projektorët janë të drejtuar nga Robert Lewandowski, fituesin e këpucës së artë në Evropë sezonin e fundit.

Njëkohësisht, sulmuesi polak ishte ai që shënoi golin e hapjes në finalet e Euro 2012 dhe gjithashtu shënoi për Poloninë në çerekfinalet 2016. Polonia drejtohet nga një trajner portugez si Paolo Sousa, me eksperiencë, por ka pasur pak kohë për të njohur skuadrën, pasi u emërua në janar të këtij viti.

Polonia vjen në këtë sfidë si favorite, por Sllovakia nuk ka çfarë të humbë. Të dyja skuadrat kërkojnë të marrin pikë, duke ditur se në këtë grup janë edhe Spanja me Suedinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb