Ditën e sotme do të marrin fund të gjitha dilemat sa i takon titullit të “La Liga-s”.

Në orën 18:00 do të nisin sfidat që do të përcaktojnë dhe fituesin e kampionatit prestigjioz të futbollit.

Real Madrid, do të ketë përballë skuadrën e Vilarreal në këtë ndeshje. “Los Blancos” s’do e kenë aspak të lehtë ndaj Villerralit, që njëherësh, është dhe finalistja e Europa League për këtë edicion.

Teknikët e të dyja skuadrave kanë zgjedhur dhe lojtarët që do të jenë në fushë.

Real Madrid, do të ketë në portë të përhershmin Cortoins. Katërshja e mbrojtjes do të formohet nga Varane, Odriozola, Militao dhe Gutierrez. Mesfusha do të formohet nga Modric, Asensio, Casmeiro, Valverte dhe Vinicius, ndërsa në majë të sulmit, i vetëm do të jetë Benzema.

Formacionet zyrtare të klubeve

Real Madrid: Coutrois, Militao, Varane, Benzema, Modric, Asensio, Casemiro, Valverde, Odriozola, Vinicius, Miguel.
Villareal: Rulli, Gaspar, Albiol, Torres, Parejo, Moreno, Bacca, Gigueros, Pedraza, Capoue, Yeremy.

Atletico Madrid nga krahu tjetër ka një sfidë më të lehtë në letër, atë ëprballë Real Valladolid. Për “Los Colchoneros”, fitorja është një detyrim jetik në këtë takim pasi në rast të barazimit apo humbjes ata do ta humbnin titullin e La Ligas.

Në portën e Atletico-s në këtë sfidë do të jetë Oblak. Mbrojtja do të formohet nga Gimienez, Filipe, Trippier, Hermeso. Mesfudha nga Llorente, Koke, Saul, Carrasco, Correa, ndërsa në sulm do të jetë Suarez. Ishte pikërisht ky i fundit ai që ka mbajtur ende gjallë shpresat e “Los Colchoneros” për fitimin e titiullit, pasi javën që lamë pas, arriti të shëntonte në minutat e fundit të sfidës ndaj Osasuna-s.

Formacionet zyrtare të klubeve.

Valladolid: Masip, Janko, Olvias, Yamiq, Olaza, Plano, Fedes, Mesa, Villa, Andre, Ëeissman.

Atletico Madrid: Oblak, Gimenez, Felipe, Trippier, Hermoso, Llorente, Koke, Saul, Carrasco, Correa, Suarez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb