Derbi i Madonnina-s këtë të shtunë premton spektakël, me dy ekipet, Milan e Inter, që kërkojnë pikët e plota, për të përforcuar statusin e tyre si favorit në këtë sezon të Serie A.

Një sfidë brenda sfidës është edhe ajo ndërmjet Stefano Piolit dhe Simone Inzaghi, të dy trajnerët kërkojnë të fitojnë këtë sfidë personale ndërmjet tyre, në një kohë kur ndajnë nga katër fitore për kokë dhe tre barazime.

Stefano Piolo kërkon të përsëris suksesin e sezonit të fundit ku arriti të fitojë dy derbit në kampion, pa diskutim një pikë kyçe në fatet e titullit kampion. Në të gjithë përballjet kundër Inter, 19 në total, edhe kur ka qenë në krye të ekipeve të tjera, Pioli ka fituar 6 herë, është mposhtur 8 dhe ka barazuar 5.

Inzaghi është përballur 12 herë në karrierë kundër Milan si trajner, ka fituar 3, barazuar 3 dhe humbur 6 sfida. Këtë të shtunë luhet derbi i radhës, Inter ndodhet në vendin e tretë në kuotën e 9-të pikëve, një më shumë se Milan.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb