Shtatë gola, dy përmbysje dhe 3 pikë. Shumë mund dhe tepër spektakël që në ndeshjen e parë që Inter ta fillojë sezonin me një fitore me shumë vlera në shtëpi.

Zikaltërit mbyllën me shije të hidhur sezonin e kaluar pasi nuk arritën të fitojnë Europa League duke humbur në finale, por këtë vit duket se premtojnë sfidë.

Në ‘Giuseppe Meazza” Fiorentina me Koume por festa nuk zgjati shumë. Në limit të pjesës së parë Lautaro barazon shifrat, kurse në fillim të pjesës së dytë Ceccherini ia fal një gol Interit duke devijuar gabimisht topin në portën e tij.

Por me dy aksione të shpejta, Castrovilli dhe Chiesa ngrijnë buzëqeshjen e zikaltërve brenda 5 minutave. Gjithsesi kjo sfidë duket se ishte shkruar për t’u përmbysur. Lukaku nuk kishte thënë fjalën e fundit dhe në të 87-tën barazon në 3-3.

Dy minuta më vonë fitoren e vulos D’Ambrosio pasi mposht me një goditje me kokë portierin kundërshtar Dragowski.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb