UKRAINE-Rreth 700 ushtarë nga tetë vende të NATO-s dhe Ukraina, si dhe rreth 40 avionë, mes të cilëve edhe luftarakë amerikanë model F-15, marrin pjesë që nga dita e sotme në manovra në perëndim të Ukrainës, nën sfondin e krizës me Rusinë fqinje.

“Kjo është hera e parë që forcat ajrore do të punojnë së bashku për t’u stërvitur që të mbrojnë hapësirën ajrore”, njoftoi zëdhënës i forcave ajrore ukrainase, Juri Ignat, njofton ata.

Tetë vende anëtare të NATO-s, SHBA-ja, Britania e Madhe, Belgjika, Danimarka, Estonia, Holanda, Polonia dhe Rumania, marrin pjesë në këto manovra të quajtura “Clear Sky 2018”, sipas Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb