Man.City-Liverpool, apo Pep Guardiola vs Jurgen Klopp, cili do të triumfojë në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit? Dy trajnerët më të mirë në botë, përplasen edhe një herë ndërmjet tyre, këtë herë në valle është titulli në Premier League. Diferenca prej vetëm një pikë bën që kjo sfidë të pritet më interes shumë të madh, një sfidë që premton spektakël pasi përballë janë dy ekipe që kanë dominuar totalisht futbollin anglez në vitet e fundit.

Man.City i Pep Guardiolës kapet fort pas avantazhit minimal ndërsa të kuqtë e Jurgen Klopp sot më shumë se kurrë besojnë te titulli pasi arritën që tetë javë përpara fundit të rikuperonin një diferencë që dukej e pamundur. Mes dy ekipeve të mbushura me yje, me lojtarë nga më të mirët në qarkullim, diferencën pret ta bëj pikërisht strategjia e dy trajnerëve, të cilët janë krejtësisht të ndryshëm në mënyrën se si e lexojnë dhe si e praktikojnë futbollin.

Nga njëra anë kemi kontrollin dehës të Pep Guardiolës, me një mesatare prej 70% mbajtja e topit për ndeshje, të udhëhequr nga dy gjeni si De Bruyne dhe Bernado Silva. Nga ana tjetër në “Etihad Stadium” i sfidon Klopp me sulmin më të mirë në ishull, 76 gola në total, nga këto 46 mbajnë firmën e tredhëmbëshit të artë Salah-Jota-Mane.

Një fakt shumë interesant është se dy trajnerët janë një “mace e zezë” për njeri tjetrin, Klopp është trajneri që ka mposhtur më shumë herë Guardiolën në karrierën e tij, edhe e kundërta po ashtu. Në 22 përballje ndërmjet tyre, dy trajnerët kanë regjistruar nga 9 fitore për kokë dhe katër barazime, mbase kjo është sfida e duhur për të thyer këtë balancë totale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb