SHBA

Ish-shefi ekzekutiv i zinxhirit të restoranteve “Starbucks” ka pohuar se po shqyrton seriozisht  kandidimin për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për Howard Schultz, i cili dha dorëheqjen nga posti në “Starbucks”  vitin e kaluar. Ai ka theksuar se mund të garojë  si kandidat i pavarur i qendrës në vitin 2020.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Schultz ka komentuar edhe dy partitë më të mëdha politike në SHBA, që sipas tij, janë më të ndara se kurrë.

“Le të diskutojmë se si mund të bashkohemi për të krijuar mundësi për më shumë njerëz”,  shtoi ai.

Në një rrëfim për CBS, Schultz tha se ka qenë  demokrat i përjetshëm, por dominimin e dy partive e sheh si jo produktive për demokracinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë , Donald Trump, iu është  përgjigjur komenteve të tij me një postim në “Twitter” teksa shkruan: “Schultz nuk e ka guximin për të garuar për president”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: