Priftërinjtë në rreth 100 kisha katolike të Gjermanisë, nga sot, do t’u ofrojnë bekimin çifteve të gjinisë së njëjtë.

Lëvizja “Dashuria fiton” u shfaq pasi Kisha Katolike në Vatikan tha në muajin mars se Zoti “nuk mund ta bekojë mëkatin”.

“Dashuria fiton” e përshkroi këtë vlerësim të Kishës si “shuplakë në fytyrë njerëzve në të gjithë botën”.

Lëvizja publikoi një hartë që tregon të gjitha kishat që u ofrojnë bekimin çifteve homoseksuale.

Papa Françesku ka thënë më herët se ai beson se çiftet homoseksuale duhet të lejohen të bëjnë “bashkime civile”.

Vitin e kaluar, ai ka thënë në një dokumentar se këto çifte “kanë të drejtë të jenë në familje”.

Megjithatë, ai ka miratuar qëndrimin e Kongregatës për Doktrinën e Besimit, se Kisha Katolike nuk e ka fuqinë t’i bekojë bashkimet e çifteve të gjinisë së njëjtë.

Në Kishën Katolike, bekimi jepet nga një prift ose një ministër tjetër, në emër të Kishës.

/REL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb