Vaji me speca djegës është kombinimi ideal në pothuajse çdo gatim.

Në Shqipëri, përdoret shpesh për të kompletuar shijen e bishtajoreve, por jo vetëm kaq.

Vaji djegës përdoret edhe në gatimet me oriz, makarona apo fruta deti. Ai është shumë i mirë edhe për kavërdisje.

Në këtë artikull do të mësoni sa e lehtë është përgatitja e këtij vaji dhe disa prej vlerave shëndetësore që ai ofron.

Pesë vlerat fantastike të vajit pikant

1. Burim proteinash

Çdo 100 gramë të specit djegës përmban 1 gramë proteinë. Kur konsumoni shumë proteinë, trupi është automatikisht i mbrojtur nga humbja e masës muskulare, dobësia e imunitetit, problemet me frymëmarrjen.

Proteina ndihmon në transportimin e oksigjenit në gjak, forcon muskujt, enët e gjakut dhe rregullon sistemin nervor.

2. Vitamina D

Specat djegës janë plot me ushqyes, vitamina dhe minerale. Ato përmbajnë vitaminë D që mbron organizmin nga sëmundja e Alzhaimerit dhe dobësia e kockave.

Vaji me speca djegës ofron vitaminë A, E dhe K dhe i jep trupit një sërë përfitimesh. Ky vaj është i dobishëm për kockat.

Ai përmban edhe antioksidantë që luajnë një rol kryesor në zhvillimin e dhëmbëve, sistemin imunitar, ndarjen e qelizave dhe riprodhimin. Vitamina K ndihmon edhe kundër mpiksjes së gjakut.

3. Hekuri

Vaji me speca djegës përmban hekur. Ngrënia e ushqimeve të pasura me hekur parandalon një sërë sëmundjesh siç është anemia.

Këto ushqime të ndihmojnë të ndiesh më i qetë dhe parandalojnë lodhjen dhe drobitjen. Pamjaftueshmëria e hekurit shkakton anemi, kollë dhe probleme të tjera

4. I bën mirë zemrës

Një tjetër vlerë e shtuar e vajit pikant është aftësia për tu përkujdesur për sistemin kardiovaskular. Ky vaj përmban një substancë që quhet kapsanthinë, që ndonëse në sasi të vogla ndihmon në rritjen e nivelit të kolesterolit të mirë dhe ruajtjen e shëndetit të zemrës..

5. Vitamina C

Vaji me speca djegës përmban vitaminë C që mbron kundër goditjeve në tru, sëmundjeve koronare dhe problemeve të tjera me sistemin kardiovaskular. Vitamina C pakëson kohëzgjatjen e të ftohtit dhe ndikimin e tij në organizëm.

Vaj me speca djegës i përgatitur në shtëpi

Përbërësit

• 1 filxhan vaj ulliri

• 2 lugë çaji me grimca të specave djegës

• 2 ose 3 speca djegës të thatë e të plotë

Udhëzimet

• Ngrohni dy lugë gjelle me vaj në një tenxhere në një nxehtësi mesatare. Shtoni grimcat e specit djegës dhe gatuajini për 1 minutë duke i përzier vazhdimisht. Nëse grimcat marrin ngjyrë kafe, atëherë e keni tepruar me kavërdisjen dhe duhet t’ia nisni nga e para.

• Shtoni pjesën e mbetur të vajit në tenxhere. Ngroheni vajin por mos e përvëloni atëeuml;. Lëreni të ftohet në temperaturën e ambjentit.

• Ruajeni në një shishe ose kavanoz qelqi. Tundeni kavanozin herë pas here që grimcat e specit djegës të shpërbëhen në mënyrë të njëtrajtshme./AgroWeb.org

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: