Kreu i partisë ZGJIDHJA Koço Kokëdhima ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Kokëdhima deklaroi sot në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 se sfidon hapur Erjon Veliajn për kryetar të kryeqytetit, pasi ai është model i Rilindjes.

“Kam vendosur që t’i kërkoj mbështetje Kongresit të partisë ZGJIDHJE që t’i shpall garë Erion Veliajt për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Është shumë e rëndësishme, për ta bërë bashkinë të hapur për qytetarët, pushtet të qytetarëve, pushtet njerëzor dhe efektiv. Së dyti mendoj se është shume e rëndësishme që të ndërpresim vazhdimësinë e Erion Velisë, sepse Veliaj është një person shumë tipik përfaqësues sektit të Rilindjes, ka të njëjtën filozofi të njëjtë si Rilindja, njësoj si Rama, person i kulturës korrupsionit, merret thjesht me korruptimin”, tha Kokëdhima.

Kokëdhima shprehet se nuk do të lejojë Veliajn të marrë një mandat të dytë. Sipas tij ai është etiketuar si princi i kurorës dhe kjo është një arsye më shumë për ta sfiduar.
“E kam shpjeguar që projekti ynë është projekt lirie. Ne luftojmë për të shembur kastën, të rikthejmë republikën, të zhbëhet kapja e shtetit. Do godas dhe ndërpres mandatin e dytë se është princi i kurorës së Rilindjes. Kishte dy princa po Sajmirin e morën në qafë këta. Sigurisht që do bëjmë atë gjë që është e domosdoshme për popullin tonë, për vendin tonë”,- thotë Kokëdhima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb