PARIS

Një sfilatë e veçantë u prezantua ditën e diel në Javën e Modës në Paris nga firma e njohur Balenciaga. Modelt kanë sfiluar në mes baltës.

Ai që hapi këtë sfilatë të veçantë ishte ish-bashkëshorti i Kim Kardashian, Kanye West në një koleksion kushtuar individualizmit. Këngëtari kishte veshur një komplet të zi lëkure.

“Vendosa të mos i shpjegoj më me gojë koleksionet e mia, por të shpreh një gjendje shpirtërore”, tha dizenjatorja e shtëpisë së modës,Demna Gvasalia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: