Nga: ZONJA KATERINA

2 peta sfoljatë, 2 fileto pule, 600 gr miks perimesh, 2 lgj miell, 2 gota qumësht, 100 gr djathë të verdhë, 1 kokërr vezë, Arrë moskat, Kripë, piper, 2 lgj vaj ulliri

Presim fileton e pulës në shirita, e marinojmë me kripë dhe piper dhe e kaurdisim në një tigan që nuk ngjit me pak yndyrë. I largojmë filetot nga tigani dhe në po të njëjtën yndyrë shtojmë një lugë vaj dhe kaurdisim lehtë perimet.

Ndërkohë përgatisim beshamelin.

Në një tavë të lyer me pak gjalpë vendosim një petë sfoljatë duke ngritur anët rreth tavës me ndihmën e gishtërinjve. E spërkasim më pas petën me pak djathë duke shtuar dhe filetot e pulës. Më pas vendosim një shtresë me perime dhe një shtresë me beshamel spërkatur me djathë të verdhë. Vendosim petën e dytë, e presim sfoljatën në racione, e spërkasim me pak gjalpë dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.

(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb