Ditët kalojnë, tratativat mungojë dhe shanset që Elseid Hysaj të qëndrojë te Napoli sfumohen më shumë. E thënë në shifra, siç pëlqen të flasë menaxheri i kapitenit të kombëtares shqiptare, Mario Giuffredi, ka vetëm 40% mundësi që ai të rinovojë kontratën me klubin napolitan. “Me 60% nuk do të qëndrojë. Pjesën e tjetër do ta luajmë në tavolinën e bisedimeve”, ka thënë agjenti duke iu përgjigjur interesimit të mediave në vend.

Hysaj
Hysaj

Elseid Hysaj dhe Napoli nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjatjen e bashkëpunimit, teksa palët ndahen të termat financiarë me ofertës dhe kërkesës. Mbrojtësi kuqezi kërkon rritje të ndjeshme në të ardhurat personale, ndërsa klubi italian nuk ka ndërmend të pranojë këto pretendime. Si pasojë rinovimi duket i pamundur për momentin. Kjo do të thotë se Hysaj mund të largohet me parametra zero në fund të sezonit, kur I skadon edhe kontrata aktuale.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: