Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një dalje për mediat ka komentuar kërkesën e disa deputetëve të opozitës për të shkarkuar nga detyra kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Ai theksoi se nuk gjen argument për shkarkimin e Nikollës.

“Këta mund të kërkojnë edhe shkarkimin e qeverisë, shpërndarjen e parlamentit. Kërkesa të pafundme. Por e para është që nuk gjej qoftë dhe një argument të vetëm që të kërkosh shkarkimin e kryetares së Kuvendit, në kushtet kur kryetarja në seancën e fundit plenare, ka zbatuar rregulloren e Kuvendit.

Rregullorja përcakton qartë se si disponon me vendimmarrje, kur bllokohet foltorja e Kuvendit. Në kushtet kur Kuvendi i Shqipërisë e ka të pamundur që të përmbushë detyrimet, në këtë rast është miratimi i rendit të ditës. Në kushte e deklarimit, një pjesë e deputeteve thanë se s’do të ketë punime normale.

Kuvendi do e bëjë të qartë. Asnjë lloj kërkese e kësaj forme nuk mund të miratohet dhe nuk mund të merret në konsideratë. Do mundohemi që diskutohet do zhvillohen. Në këtë frymë do vijojnë përpjekjet për të vijuar punën normalisht. Deputetët që thyejnë rregulloren shpresojmë që mos të marrin pjesë në seancat plenare. Shpresojmë që në 2 shkurt Kuvendi t’i kthehet normalitetit. Por situata që është krijuar është qesharake. Në dy seancat e para, në 16 janar është përcaktuar se do të kishte nga një fjalë. Çohet dikush e thotë; ‘topin e kam, do gjuaj penalltinë. Foltoren do e zë unë’. Kjo është situatë shumë qesharake.”, tha Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb