TIRANE-Ish-sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, thotë se Fino dhe mbështetësit e tij hynë paksa qorrazi në garën për zgjedhjet e 7 shkurtit.

“Pala sfiduese (Fino) nuk pati shumë kohë në dispiozicion. Hynë disi qorrazi në garë sepse nuk njihnin mirë rregulloret dhe as listat. Nuk e dinin se kush do të votonte. E thënë ndryshe, është njësoj si të bëhen zgjedhjet politike nesër dhe të mos jenë shpallur listat e zgjedhësve.

Kjo i dha mundësi palës që është në pushtet të rregullojë disa gjëra, qoftë edhe ligjërisht. Sa i përket garës që është fokusuar tërësisht te presidenti, më duket e habitshme se si një president me autoritet aq të kufizuar ka aq shumë fuqi në federatë. Kjo ndodh sepse Komiteti Ekezekutiv aty është inekzistent për shkak të autoritarizmit të presidentit”, tha ndër të tjera Prodani në “Fair Play” në “News24”.

Panoramasport:  http://www.panorama.com.al/sport/ish-sekretari-i-fshf-se-pala-e-finos-ka-hyre-qorrazi-ne-gare-komiteti-ekzekutiv-nuk-ekziston/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: