TIRANE

Ministrja e Arsimit Besa Shahini e ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 ka komentuar masat e marrë në kuadër të Paktit për Universitetin. Në diskutim e sipër në studio, ministrja Shahini pranoi që universiteti publik përkundrejt atij privat nuk  është i akredituar në lidhje me programin.

Besa Shahini: E dyta që është realizuar është lehtësimi i barrës financiare. Pjesa që shpresoj për ta bërë bashkarisht. Për secilin program të shihet nëse pedagogët janë mjaftueshëm të përgatitur për lëndët. Për programet publiku ende nuk është akredituar.

Publiket nuk janë organizu mjaftueshëm shpejt.

Xhunga: Është e  rëndë për universitetin publik

Studentja1- Doja t’i thoja që gjithë kapitulli 12 për Ligjin e Arsimit të Lartë është problematik.

Studentja 2-Ju thatë që të gjitha pikat janë zgjidhur. Unë këmbëngul që nuk janë zgjidhur, përjashtuar uljen e tarifave vetëm për nivelin e parë të studimeve. Thjesht do gjendet delja e zezë brenda universitetit, ata që janë kundër qeverisë.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb