Një fluturim në Turqi është shtyrë pasi fotografitë e rrëzimit të avionit janë dërguar në telefonat e pasagjerëve.

Dhjetë pasagjerë u zbritën nga avioni, i cili ishte nisur për në Turqi, pasi imazhet e përplasjeve të avionit dhe kërcënimeve u dërguan në pajisjet e tyre.

Një foto, e cila ishte ndër ato të dërguara në fluturimin e Pegasus Airlines nga Aeroporti Ben Gurion, Izrael. tregoi një aeroplan në lumin Hudson, Nju Jork në 2009.

Ishte në arabisht dhe u përkthye si: “Uroj që të gjithë ne të vdesim”, treguan imazhet nga Autoriteti i Aeroporteve të Izraelit.

Një zëdhënës i autoritetit tha: “I dyshuari dhe nëntë udhëtarë të tjerë u larguan nga fluturimi me kërkesë të kompanisë ajrore dhe policisë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb