Astriti një nga djemtë që ka pasur më shumë interes për të njohur Alesjan ka vendosur që në ditën e gënjeshtrave t’i bëjë një shaka asaj.

“Nuk dua të vazhdoj më njohjen me ty,” – tha Astriti duke shtuar se ajo është treguar shumë e fshehtë dhe nuk ka qenë e sinqertë në raport me të.

Alesja u trondit nga kjo shaka, të cilën nuk e priti aspak mirë. E mira ishte që konkurrenti nuk e mbajti gjatë shakanë dhe e ftoi Alesjan në një kërcim.

Ajo mbajti qëndrimin e saj, sigurisht e lënduar dhe duke qeshur i tha Astritit se nuk do të bëjë asnjë takim javën e ardhshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb