TIRANE- Pasagjerët e autobusit të linjës Prishtinë-Tiranë janë frikësuar gjatë udhëtimit. Shkak për këtë janë bërë dy makina, që sipas pasagjerëve, i kanë provokuar gjatë një pjesë rruge, sapo kanë dalë nga Tuneli i Kalimashit.

Pasagjerët dhe shoferi janë trembur, pasi mendonin që personat në fjalë mund të kishin qëllim grabitjen e tyre, prandaj edhe kanë denoncuar ngjarjen pranë Policisë së Kukësit,

Policia e Kukësit mësohet t’i ketë ndaluar personat në fjalë dhe bën të ditur, se ata nuk kishin në plan të grabisnin, të paktën kështu janë shprehur. Personat që udhëtonin në dy mjete ndër të tjera kanë pranuar se kanë bërë një shaka me drejtuesin e mjetit.

Autobusi ka vijuar normalisht udhëtimin për në Tiranë. Ndërkohë, Policia e Kukësit se po kryen procedurat për zbardhjen e të vërtetës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: