50 milionë euro. Kjo është shifra që dëshiron si dëmshpërblim Shakhtar Donetsk, pasi asaj që u shkaktoi rregulli i FIFA. Kjo e fundit pas luftës në Ukrainë vendosi që çdo kush që kishte kontratë në këtë vend deri në vitin 2023 të mund të pezulltonte marrëveshjen. Kaq mjaftoi që shumë lojtarë dhe trajnerë të largohen, duke lënë skuadrat ukrainase në mëshirë të fatit.

Sot, Shakhtar Donetsk ka dërguar në CAS vetë FIFA. Drejtori i Përgjithshëm i klubit, Sergei Palkin në një intervistë të dhënë për BBC u shpreh: “Ne e bëmë këtë për shkak të vendimit shumë të padrejtë të FIFA-s. Pasojat do të vazhdojnë dhe do kemi humbje të konsiderueshme nga transferimet që prisnim të mbyllnim. FIFA nuk ka kërkuar të mbrojë klubet dhe në asnjë fazë nuk është konsultuar me ne për gjetjen e një zgjidhjeje. Ata duket se e kanë injoruar gjendjen aktuale me të cilën po përballen klubet ukrainase që nga fillimi i luftës”

 

Pasoja

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: