42 minuta lojë dhe rezultati në “Santiago Bernabeu” ishte 0-3 në favor të Shakhtar, shifra që askush nuk do i besonte. Nëse do të kishte tifoz në stadium të gjithë do ishin në këmbë duke valëvitur shamitë e bardha. Nuk mund të niste në mënyrën më të keqe të mundshëm ky edicion i Real Madrid në Champions, për më tepër që kjo humbje vjen pas disfatës po aq të rëndë në La Liga përballë Cadiz. Të besuarit e Zidane ishin inekzistent në fushë në pjesën e parë, “minatorët” ukrainas vallëzonin në fushë duke i shënuar tre gola brenda pjesës së parë. Në fraksionin e dytë, super goli i Modric ndezi ndeshjen dhe krijoj iluzionin se mund të përmbysin rezultatit. Kjo ide mori dhe më shumë formë pas golit të dytë të realizuar nga Vinicius, braziliani realizoi që në prekjen e parë, i sapo hedhur në fushë në minutën e 59-të. Reali kishte kohën e mjaftueshme për të shmangur humbjen, e bënë diçka të tillë në minutën e 92-të, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje.

1603308507 352452 1603308553 Noticia Normal
1603308507 352452 1603308553 Noticia Normal

Zinedine Zidane merr përsipër të gjithë përgjegjësitë për këtë humbje 2-3 përballë Shakhtar: “Më vjen keq për këtë që po ndodh, nuk pash atë ekip që kisha kërkuar. Luajtëm shumë keq, ka pak për folur, tani të përqendrohemi tek “El Clasico”, u shpreh Zidane pas ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb