Shakira u pa për darkë me një burrë të panjohur në Miami javën e kaluar. Ndonëse së fundmi këngëtarja ka deklaruar se për momentin nuk i intereson një takim, duket se pikërisht ky mashkull i ka ndryshuar mendjen.

Fotot e marra nga PageSix tregojnë yllin kolumbian duke shijuar darkën me burrin misterioz, ndërsa bisedon në Lido Bayside në Standard Spa.

Për momentin nuk dihet identiteti i burrit, pasi ai ishte ulur me shpinë nga kamera, por flokët e tij të thinjura dëshmojnë se ai nuk është shumë i ri.

Në foto, Shakira duket se po kalon shumë mirë me të teksa buzëqesh gjatë gjithë kohës. Mirëpo, nuk dihet se çfarë marrëdhënie kanë ata.

Së fundmi këngëtarja ka deklaruar se nuk është e interesuar të takohet me asnjë mashkull, pavarësisht se kanë kaluar dy vite nga ndarja e saj nga partneri shumëvjeçar dhe babai i dy djemve të saj Gerard Pique.

“Unë nuk mendoj për një lidhje romantike për momentin,” i tha ajo Rolling Stone. “Nuk ka hapësirë për një burrë tani në jetën time?”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: