Shakira dhe Pique do t’i nënshtrohen një beteje gjyqësore për vendin ku do të jetojnë fëmijët e tyre. Këngëtarja i do në Florida me të, por mbrojtësi i Barcelonës mendon se ata duhet të qëndrojnë në qytet për të vazhduar shkollimin atje.

Sipas “Informalia”-s, asi nën mëngë i Shakirës për të fituar gjyqin kundër Pique që avokatët e saj i kanë rekomanduar është të argumentojë se “presioni mediatik që kanë vuajtur fëmijët dhe ajo vetë që kur u bë publike ndarja dhe “romancat” e futbollistit.

Dhe këtë do të përpiqet të tregojë këngëtarja se për shkak të Pique, të cilin e konsideron të vetmin përgjegjës për ndarjen, fëmijët e saj kanë humbur cilësinë e jetës për shkak të interesit mediatik që kanë krijuar.

“Informalia” raporton se ajo që po kalojnë është shkaktuar nga daljet, festat dhe udhëtimet e futbollistit, çka do të thotë se ai është gjithmonë në qendër të vëmendjes mediatike, gjë që “prek dy fëmijët e tij, të cilët nuk mund të lëvizin lirshëm nëpër Barcelonë”.

Shakira beson se në Miami, ajo dhe fëmijët e saj do të mund të bëjnë një jetë më të qetë, pa kaq shumë presione mediatike. “Është qyteti perfekt për të kaluar pa u vënë re dhe larg shtypit”, – thanë burimet për Informalia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb