Shakira u pa në Miami në një nga ngjarjet më të mëdha sportive të vitit, në garën e Formula 1.

Këngëtarja ishte me fëmijët e saj, por shoqërohej jo vetëm prej tyre, por edhe nga një aktor i njohur. Ky nuk ishte askush tjetër veç superylli Tom Cruise. Dy yjet u panë duke kaluar kohë të dielën teksa shikonin Çmimin e Madh të Formula 1 2023 në Miami.

Në fotot e publikuara në internet, Shakira dhe Cruz duket se janë duke qeshur dhe duke kaluar një kohë të mirë.

Në një video të regjistruar nga dikush nga ngjarja, shihet sesi këngëtarja ndodhet në tribunat e pistës dhe bisedon me aktorin e njohur. Në një moment, një nga fëmijët e saj e ndërpreu bisedën e saj me Cruz ndërsa ai filloi të luante dhe ta përqafonte.

Aktori 60-vjeçar kishte veshur një këmishë të bardhë polo dhe i kishte flokët relativisht të çrregullta. Shakira, 46 vjeçe, kishte veshur një bluzë jeshile seksi që tregonte dekoltenë e saj.

Në ndeshje morën pjesë edhe personazhe të tjerë të famshëm, ndër të cilët edhe reperi WillIAm, i cili gjithashtu bëri një foto dhe e postoi në rrjetet sociale. Të famshëm të tjerë në Çmimin e Madh të Miami përfshinin legjendat e tenisit Serena dhe Venus Williams, ish-boksierin Mike Tyson, tenistin Roger Federer, aktorin Vin Diesel, këngëtaren Becky G dhe më shumë.

Shakira të shtunën pranoi çmimin “Gruaja e Vitit” nga Billboard në Gala Latine Women in Music.

Bukuroshja kolumbiane ishte dukshëm emocionuese teksa ndau mendimet e saj për dashurinë dhe marrëdhëniet – një vit pas ndarjes së saj të hidhur nga futbollisti spanjoll.

Këngëtarja e mbylli fjalën e saj duke thënë se muzika e ka ndihmuar në momentet e vështira të jetës së saj.
Në veçanti, ajo tha: “Kur u ndjeva më e humbur, muzika ishte ajo që më vuri në rrugën e kthimit tek vetja”.
Pique u përball me akuzat për pabesi pas ndarjes së tij nga ylli kolumbian dhe tani është në një romancë të re me 23-vjeçaren Clara Kia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb