Në Torino të gjithë ishin bërë gati për një largim të Matthijs De Ligt, madje këtë periudhë po shqyrtonin opsionet në tregun e transferimeve për t’i gjetur një zëvendësues. “La Stampa” ka një tjetër version, një ndryshim kursi në mënyrë të papritur.

Sipas të përditshmes italiane, De Ligt është i kënaqur me mënyrën se si klubi po lëviz në merkato, është befasuar nga afrimi i Pogba-s dhe Di Maria-s, për këtë arsye po shqyrton mundësinë për të mos braktisur Juven. De Ligt dhe përfaqësuesit po tij po mendojnë të rinovojnë kontratën e tij aktuale që i skadon në 2024. Ideja e tyre nuk ndryshon, kërkojnë të ulin klauzolën e largimit, por nëse drejtuesit e Juves pranojë këtë kusht atëherë edhe De Ligt duhet të pranojë ulje të pagës.

Nëse palët arrijnë të gjejnë një akord për të rinovuar kontratën, e sigurt është se De Ligt nuk do të largohet nga Torino në këtë merkato verë, të paktën edhe për një tjetër vit do të ishte pjesë e Juves. Gjithsesi, Bayern Munich nuk është dorëzuar ende, nëse gjermanët vijnë me një ofertë të re prej 120 milionë euro, që i afrohet klauzolës së largimit, atëherë edhe Juve do ta linte menjëherë të lirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb