Shakira përmes postimit të saj në Instagram ka njoftuar audiencën e saj në internet se po lë Barcelonën dhe do të transferohet përgjithmonë në Miami.

Edhe pse shumë menduan se ishte zgjedhja e saj personale, faqet e huaja zbuluan se ylli kolumbian ka marrë një letër dëbimi nga prindërit e ish-it, Gerard Pique, konkretisht nga babai i tij.

Sipas mediave spanjolle, këngëtarja ka marrë një dokument ku i kërkonte asaj dhe prindërve të largoheshin nga ish-shtëpia familjare e çiftit dikur të dashuruar.

Prindërit e ish-futbollistit e kanë ndërmarrë këtë veprim, pas sherrit mes Shakirës dhe Piques, i cili ka marrë përmasa të mëdha kohët e fundit. Nëpërmjet teksteve të këngëve të reja, ylli i muzikës vë në shënjestër ish-in dhe partneren e tij aktuale, Clara Kia, ndërsa nuk heziton të hedhë “kunja” për ish-vjehërrit e saj, me të cilët nuk ka pasur kurrë marrëdhënie të mira.

Mediat thonë që njoftimi i dëbimit është arsyeja që këngëtarja është parë me lot në sy në një dyqan në Nju Jork përpara se të kthehej në Barcelonë. Shakira nuk përmendi urdhrin e dëbimit në mesazhin e lamtumirës që postoi në Instagram, pak para se të largohej nga Barcelona me dy fëmijët e saj për të nisur një jetë të re në Florida.

Në foton e lamtumirës, ​​pak para se të shpërngulej përgjithmonë në Florida, këngëtarja ka shkruar:Unë u vendosa në Barcelonë për t’u dhënë fëmijëve të mi stabilitet, të njëjtin që ne tani po kërkojmë në një cep tjetër të botës. Sot ne fillojmë një kapitull të ri në kërkimin e tyre të lumturisë. Faleminderit të gjithëve që në mbështetën mua atje në Barcelonë, qyteti ku mësova se miqësia është padyshim më e rëndësishme se dashuria. Faleminderit të gjithëve që më inkurajuan atje, më thanë lotët, më frymëzuan dhe më bënë të rritem. Falenderoj publikun tim në Spanjë që më ka mbuluar gjithmonë me dashurinë dhe besnikërinë e tyre. Do të të shoh përsëri dhe siç tha babai im shumë herë, do të takohemi përsëri.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Marrëdhëniet e këqija të Shakirës me prindërit e Piques
Pak kohë më parë Shakira vendosi një shtrigë në ballkonin e saj në një pozicion të tillë që të shihte shtëpinë e vjehrrës së saj, e cila jetonte pranë saj. Koha e ndarjes së tyre dhe tradhtia e futbollistit janë bërë virale në mediat sociale, me përdoruesit e Twitter, Instagram dhe TikTok që shfaqin video të vjetra nga koha kur të dy ishin çift.

Janarin e kaluar, një klip u publikua në TikTok në të cilin Shakira kritikon nënën e Pique, duke theksuar se ai “nuk ka nevojë për këshillën e saj”.

Kësaj radhe është shfaqur një video tjetër, në të cilën shihet Montserrat Bernabeu duke bërë gjeste të ndryshme ndaj këngëtares për t’i thënë që ta mbyllë gojën. Ky gjest i vrazhdë me gishtin para gojës së doktoreshës është kapur nga një fanse e Shakirës dhe tashmë marrëdhënia mes dy femrave është bërë sërish objekt diskutimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: