Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë dhe së Spartës së Pragës, Herolind Shala, pothuajse është riaftësuar pas dëmtimit që pësoi gjatë sezonit të sapo lënë pas. Shala udhëtoi drejt Kanadasë për të kryer seancat e riaftësimit të specializuar. Ai është rikthyer dje në Çeki, ku ka nisur përgatitjet për sezonin e ri me Spartën. Shqiptari ka dalë në fushë, ndërsa nuk ka harruar të pozojë duke kryer stërvitje. Ai e ka shoqëruar me shkrimin: “Stërvitja e parë me skuadrën time, Sparta Pragë. Na pret një punë e madhe për t’i arritur objektivat tona që janë për të fituar trofe”.

Shala u transferua nga norvegjezët e Odit te Sparta e Pragës gjatë verës së vitit të shkuar, ndërsa luajti vetëm tri takime, pra 126 minuta dhe nuk arriti të shënojë asnjë gol. Dëmtimi e mbajti për muaj të tërë jashtë fushave, ndërsa u rikthye më 15 maj të këtij viti, duke luajtur vetëm 6 minuta në përballjen kundër Slovacko-s.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: