Bernard Shaland është arkitekti i Kovovës. Trajneri zviceran ka konfiguruar një grup të fortë të bazuar te talenti dhe shpejtësia, ndërsa me “dardanët” ka një ecuri mbresëlënëse, ku në 15 sfida ende nuk e ka njohur shijen e humbjes. Për triumfin me çekinë, ai shpreh të gjithë krenarinë e tij në intervistën pas ndeshjes.

15 ndeshje të pamposhtur?

“Ishte stabiliteti i duhur, kemi parë një skuadër të jashtëzkonshme dhe kishim një kundërshtar shumë të mirë përballë. Duhet të jemi krenarë se kemi punuar shumë për këtë ndeshje, kemi luftuar, kemi parë mbrojtësit që larguar raste nga vija, kemi kërkuar të shënojmë.”

Mungesat?

“Unë nuk flas për një skuadër të dytë. Ne kemi lojtarë që mund të luajnë në mesfushë apo në sulm. Nëse na mungojnë një dy ose tre lojtarë, skuadra jep reagimin si skuadër”.

Minutat e para dhe goli?

“Problemi ishte kundërshtari i fortë, ne mundoheshim të mbanim topin, por në momentin që topi humbej ne duhej të mbroheshim dhe vetë të mbroheshim. Kundërshtari ishte kualitativ dhe ne duhet të mbroheshim”.

Disa lojtarë çaluan?

“Përdorëm situatën dhe e kuptova këtë situatë, ndryshova disa pozicione dhe kam thënë se vetëm një ndeshje kolektive mund të na shpëtoj. E di situatën dhe e kam pranuar këtë situatë, dikush e humbi përqëndrimin dhe dikush luajti më shumë. Normalisht ata kanë lojtarë të gjatë, kemi parë se si u shënua goli i tyre. Dy tre prekje dhe supergol, Por, ne me lojtarët tanë treguam që ditëm të përballëshim”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb