KOSOVA

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa la jashtë zgjedhjeve Albin Kurtin dhe 4 kandidatët e tjerë të LVV për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Por kreu i LVV ka dhe një shans, ai është që të ankohet në Gjykatën Supreme. Këtë veprim LVV duhet ta bëjë brenda 24 orëve, dhe vendimi del brenda 3 ditëve.

Kurti bashkë me një sërë kandidatësh për deputetë nuk janë certifikuar pasi në 3 vitet e fundit kanë pasur dënim me vendim të formës së prerë.

Vetëvendosja në listën e saj për deputetë kishte caktuar Kurtin të parin, si dhe kandidat për kryeministër, por duket se ai nuk do të jetë pjesë e listës në rast se nuk bën apel në Gjykatën Supreme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb