Shannen Doherty ka folur për gjendjen e saj shëndetësore dhe procesin që ndjek në rast se nuk do të ketë një fund të lumtur.

Aktorja e “Beverly Hills, 90210″ – e cila vuan nga kanceri i gjirit në fazën 4 – zbuloi se ajo ka qenë duke pastruar magazinën dhe shtëpinë e saj për ta bërë ” më të lehtë tranzicionin” për nënën e saj, Rosa, kur ajo të vdesë.

“Prioriteti im tani është nëna ime,” tha aktorja gjatë episodit të së hënës të podcast-it Let’s Be Clear. ” Unë e di se do të jetë e vështirë për të nëse unë vdes para saj.”

Ajo vazhdoi: “ Për shkak se do të jetë shumë e vështirë për të, unë dua që gjërat e tjera të jenë shumë më të lehta. Nuk dua që ajo të ketë një mori gjërash për t’u marrë. Nuk dua që ajo të ketë katër magazina plot me mobilje”.

Aktorja 52-vjeçare shpjegoi se filloi të shiste ose dhuruar pasuritë e saj antike dhe sende të tjera që kishte mbledhur gjatë viteve në rast se i ndodhte diçka.

Doherty shtoi se ajo planifikon të ndërtojë një strehë për kuajt e braktisur nga pronarët e tyre sepse ishin shumë të vjetër ose të sëmurë.

“Kjo ishte një nga ëndrrat e mia ”, tha ajo mes lotësh.

“Unë ende mund të jetoj ëndrrën time për të ndihmuar kuajt,” vazhdoi Doherty. Nëpërmjet këtij procesi, Doherty mësoi se pasuritë e saj nuk i sjellin aq gëzim sa krijimi i kujtimeve me nënën dhe të dashurit e saj.

Doherty ka qenë e hapur me fansat e saj për betejën e saj me sëmundjen që kur u diagnostikua për herë të parë me kancer në gji në 2015.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: