“Po mendoj të xhiroj videomesazhe për të përshëndetur miqtë e mi të dashur kur të mos jem më’. Shannen Doherty vazhdon të luftojë kundër kancerit, pas lajmit se shfaqjes sërish të tumorit në fillim të 2020. Ish Brenda e ‘Beverly Hills 90210’ në një intervistë të gjatë për Elle Magazine, ka folur për tumorin. ‘Sa herë që vjen momenti duket shumë përfundimtare dhe e parevokueshme.

Është e vështirë të vendosësh pikë në ekzistencën tënde kur e ndjen që mund të jetosh edhe 10 apo 15 vjet të tjera’, ka rrëfyer aktorja.
‘Akoma nuk kam filluar të shkruaj letra të rëndësishme, por e di që duhet ti bëj. Ka akoma gjëra që duhet t’i tregoj nënës time dhe dua që bashkëshorti im ta dijë atë çfarë përfaqëson për mua’, tregon për Elle Magazine, e cila ka publikuar edhe disa foto të Shannen.

Doherty u diagnostikua me një tumor në gji në mars të 2015. Pas një lufte që zgjati 2 vjet ajo njoftoi që kanceri ishte zhdukur. Por në shkurt të 2020 sëmundja u kthye sërish, duke arritur sot në stad të katërt dhe duke detyruar aktoren të vazhdojë me terapi dhe kurime. ‘Po përpiqem të çmoj të gjitha gjërat e vogla që zakonisht njerëzit nuk i shohin dhe i nënvlerësojnë. Gjërat e vogla janë të mrekullueshme. Kemi një pus pafund prapa nesh dhe ne duhet vetëm të gërmojmë për të gjetur forcën për të përballuar vështirësitë dhe mënyrën për të parë gjërat e bukura’, shpjegon Shannen. Për Elle ajo tregon edhe se si ja ka dhënë lajmin miqve të saj më të mirë, duke i ftuar në shtëpinë e marrë me qira në Venice, pasi vila në Malibu ku jetonte ishte djegur nga zjarret që kishin goditur Californinë disa muaj më parë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb