‘Ndodhi e gjitha brenda pak ditëve. Kanceri është rikthyer, jam në fazën e katërt”. Shannen Doherty ka zbuluar mes lotëve, në një intervistë në ‘Good Morning America’, që sëmundja është rikthyer. ’Nuk besoj se do të mundem akoma ta metabolizoj. Është një ilaç shumë i hidhur, për shumë arsye’. Në 2017, kur kishte marrë lajmin e mirë që tumori në gjoks i ishte zhdukur, kishte gëzuar së bashku me familjen e saj dhe fansat gjithashtu.

Tani do të kem nevojë për të gjithë mbështetjen e tyre për të rinisur betejën. ‘Shpesh herë pyes veten përse më ndodhi mua. Por kujt tjetër? Ka ndonjë pranë meje që e meriton? Asnjë nuk e meriton. Shqetësimi im i vetëm është si t’ja them nënës time, bashkëshortit tim’, ka rrëfyer ajo mes lotësh.

Që në fillim të sëmundjes, në 2015, artistja kishte ndarë në rrjetet sociale momentet e saj të trajtimit me kimioterapi.
Këtë herë ka vendosur t’i mbajë të fshehta kushtet e saj shëndetësore për të marrë pjesë në ‘Beverly Hills 90210’. Mes pak njerëzve që ishin në njohje të sëmundjes së saj ishte edhe kolegu Brian Austrin Green: Ka pasur momente shumë të vështira, ku kam menduar edhe që nuk do ja dalë mbanë. Brian e kuptoi vështirësinë time. Më merrte shpesh herë në telefon për të më mbështetur. Më ka ndihmuar shumë’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb