Presidenti i Federatës italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ka shuar përfundimisht shpresat e tifozëve Axurr për pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit 2022. Numri një i futbollit të këtij vendi ka zbuluar se ka biseduar me FIFA pas problemeve të Ekuadorit, por ka marrë një përgjigje të prerë: Jo.

“Mundësia e ftesës nëse përjashtohet Ekuadori? Zero.Europa ka 13 vende të lira dhe i ka të zëna, nëse lirohet një vend në Amerikën e Jugut, do të shkojë një kombëtare tjetër amerikano-jugore.

 

 

 

 

6y

Kemi kontaktuar me FIFA-n që të na jepte një moment qartësie, përgjigja ishte absolutisht negative. Në Katar do t’u pëlqente të ishte edhe Italia? Edhe ne do të na pëlqente. Por këto janë rregullat dhe ne kemi dalë jashtë turneut se nuk e merituam” – tha Gravina.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb