Shqipëria fillon të hënë rrugëtimin në Ligën e Kombeve kundër Islandës dhe me përjashtimin e Rusisë shanset për të fituar grupin janë të mëdha.

Fitimi i grupit në Ligën B, ku ndodhet Kombëtarja sjell 2 përfitime të mëdha për kualifikimin në Europianin e 2024-s, shorti i të cilit do të hidhet në muajt në vazhdim.

Nëse Shqipëria del e para e grupit, kalon automatikisht në vazon e dytë të kualifikueseve.

Atëhere në momentin që do të hidhet shorti, kuqezinjtë do të kenë mundësinë të bien në grup vetëm me një skuadër të fortë, ndërsa skuadrat e tjera që do të shortohen në grup do të jenë në vazon e tretë, e katërt dhe me radhë.

Kjo do të ishte një mundësi e mirë, pasi kur të hidhet shorti i ndarë me 10 grupe, do të kualifikohen në europian vetëm dy vendet e para që do të formojnë 20 ekipet, një prej tyre është Gjermania si vend pritës dhe ndërkohë që nga Liga e Kombeve dalin katër të tjerat.

“PLAYOFF”-i

Me formatin aktual, Shqipëria pothuajse është e kualifikuar në”play off”-et e Europianit.

Si? Nga 10 grupet e kualifikuese vetë Europianit kalojnë dy vendet e para të çdo grupi për të formuar 20 ekipet që kualifikohen në Europian dhe katër të tjerat dalin nga “play off”-i i Ligës së Kombeve.

Liga e Kombeve është e ndarë në katër liga: A, B,C, D. Çdo ligë ka nga katër grupe, përveç Ligës D që kady grupe.

Shqipëria është shortuar në Ligën B, Grupi 2.

Nëse nga kualifikueset e Europianit do të kalojnë 20 ekipe dhe ato do të jenë 16 skuadrat e Ligës A, që praktikisht janë kombëtaret e mëdha, atëherë 4 skuadrat e tjera do të jenë ato që janë pozicionuar më mirë në çdo grup të Ligës B, praktikisht vendet e para të grupit.

Por edhe pas kësaj mbeten edhe katër ekipe të tjera qëdo të shkojnë në “play off”-ine Europianit, që sipas formatit aktual shkojnë vendet e dyta të grupeve në Ligën B.

Kështu që, edhe nëse Shqipëria nuk fiton grupin në Ligën e Kombeve me Izraelin dhe Islandën, edhe vendi i dytë në grup mund ta kualifikojë për në “play off”.

Cili skenar mund ta shmangë këtë? E vetmja mundësi që ky skenar të mos funksionojë është që një nga ekipet që pozicionohen në Ligën C apo D të Ligës së Kombeve të zërë vendin e parë apo të dytë në kualifikueset e Europianit.

Kl1
Kl1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb