Argjentina po debuton sot në Botërorin “Katar 2022” në sfidën përballë Arabisë Saudite, që po zhvillohet në “Lusail Iconic Stadium”. Në fushë, që nga minuta e parë, shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, i cili luan Botërorin e pestë me shpresën se mund ta fitojë këtë trofe madhor, i vetmi që i mungon palmaresit të tij.

Që në minutën e dytë Messi ndez sfidën, goditja e tij ndalet me vështirësi nga portieri. Por goli nuk do të vononte, teksa në minutën e 10-të kapiteni shënon nga pika e bardhë e penalltisë pas një shikimi me VAR në zonën kundërshtare.

Leo Messi gjeti edhe golin e dytë, por gjyqtari i takimit anuloj gjithçka për pozicion jashtë loje. E njëjta histori edhe me Martinez, “demi” i Inter arriti të dërgonte topin dy herë në rrjetë, por në të dy rastet u kap “mat” nga VAR

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb