Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) sot formoi një grup të ri ekspertësh për testimin e patogjenëve të rrezikshëm, i cili, siç vlerëson, është “shansi i fundit” për të përcaktuar origjinën e virusit SARS-CoV-2 dhe i bëri thirrje Kinës të bashkëpunojë.

Rasti i parë i Covid -19 në popullatën njerëzore u regjistrua në qytetin kinez Wuhan në vitin 2019, dhe Kina i ka mohuar gjithmonë akuzat se virusi e ka origjinën nga laboratorët e saj dhe tha se vizitat e zyrtarëve të OBSH-së nuk janë më të nevojshme.

OBSH ka emëruar 26 anëtarë të Grupit Këshillimor Shkencor për Origjinën e Patogjenëve të Re, përfshirë Marion Kopmans, Tea Fischer, Yang Jungui, një ekspert kinez i cili mori pjesë në hetimin e përbashkët në Ëuhan, raporton Reuters.

Zëdhënësja e OBSH -së Maria van Kerkhoe tha se shpresonte që Kina të bashkëpunonte me misionin e ri dhe se duheshin rreth 30 studime për të përcaktuar sesi virusi kaloi nga kafshët te njerëzit.

Eksperti kryesor i OBSH -së Mike Ryan tha se ky grup i ri është shansi i fundit për të përcaktuar origjinën e virusit që “ndaloi gjithë botën tonë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: