Anita Latifi, këngëtarja shqiptare e bërë e famshme në Gjermani pasi mori pjesë në “show-n” e talenteve të këndimit ‘DSDS’, është dënuar nga gjykata për dëshmi të rreme.

Latifi pretendonte se para 3 vitesh futbollisti Hakan Çalhanoglu që tashmë luan për Milan, në atë kohë pjesë e ‘Bundesligës’, e kishte kërcënuar të abortonte fëmijën që kishte nga lidhja e tyre e shkurtër. Gjithmonë sipas këngëtares turku edhe e kishte rrahur.

Më vonë në një seancë gjyqësore u zbulua se Anita i kishte kërkuar një përfaqësuesi të Çalhanoglu-s 250 mijë euro për të mos treguar për kërcënimet dhe abortimin e bërë.

Pretendimet e Latifit janë hedhur poshtë nga gjykata e cila ka marrë një tjetër vendim, për të dënuar këngëtaren për dëshmi të rreme. Anita do të jetë e detyruar të punojë 70 orë punë sociale në komunitet.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb