Xherdan Shaqiri duket se do të ndërrojë klub në këtë merkato vere. Sipas asaj që raporton “Liverpool Echo”, shqiptari që luan për Zvicrën është nxjerrë në shitje. Liverpuli pati paguar 15 milionë euro për kartonin e tij dy vite më parë, tani kërkon të paktën dyfishin.

Sipas të përditshmes liverpulase, drejtuesit e kuq kanë kërkuar 30 milionë euro për kartonin e tij, ndonëse lojtari ka luajtur në total vetëm 10 ndeshje në këtë sezon në të gjitha veprimtaritë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb