ITALI-Futbollisti nga Kosova që luan me skuadrën e Interit, Xherdan Shaqiri, dhe bashkëlojtari i tij kroat, Mateo Kovacic, kanë përshëndetur shqiptarët me shqiponjën dykrenore.

Shaqiri nuk ka hezituar që t’i tregojë rrënjët e veta, ndërsa ka mësuar edhe bashkëlojtarin e tij se si duhet të përshëndeten shqiptarët.

Mesfushori kroat duke e ditur se sa tifozë të Interit janë shqiptarë, nuk ka refuzuar që ta bëjë shqiponjën vetëm për t’i përshëndetur ata.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: