Liverpooli të dielën do të luajë kundër Manchester Unitedit në Old Trafford.

Një pjesë e madhe e tifozëve të skuadrës së Jurgen Klopp dëshirojnë që ta shikojnë Xherdan Shaqirin nga fillimi në fushë ndaj Djajve të Kuq.

27-vjeçarit para ndeshjes ndaj Bournemouthit kishte një komplikim abdominal para ndeshjes dhe nga kjo ndeshje nuk është paraqitur asnjëherë ndaj Reds. Shaqiri nuk luajti as në ndeshjen ndaj Bayern Munich, ndërsa postimi i tij i vetëm në rrjetin social Instagram ishte ai para ndeshjes ndaj ish-skuadrës së tij. Xherdani pak orë më herët postoi një InstaStory, me një imazh nga stërvitja e fundit i tregoi të gjithëve se është gati.

Vlen të theksohet se në derbin e parë të sezonit në Ligën Premier skuadra e Liverpoolit kishte fituar me rezultat 3-1. Shaqiri ishte futur nga banka rezervë dhe me dy gola të shpejtë i siguroi fitoren Reds në Anfield.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb