Xherdan Shaqiri është rikthyer të jetë një lojtar shumë vendimtar për skuadrën e tij. Lojtari me origjinë shqiptare, që mbron ngjyrat e Zvicrës shënoi një gol të rëndësishëm që i dha epërsinë e dyfishtë skuadrës së tij Liverpulit, përballë Totenhemit, shkruan PanoramaSport.

 

Ndërsa në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të klubit ai është shprehur: “Harkimi ishte shumë i mirë… goli i bukur. Dua ta ndihmoj ekipin. Çfarëdo qoftë, gol, apo asist, për ekipin është gjithmonë i mirë. Erdha në verë për ta ndihmuar këtë ekip. Jam i lumtur me paraqitjen time. Duhet të vazhdoj kështu dhe të stërvitem fort çdo ditë. Shpresoj se do të mund të vazhdoj kështu deri në fund”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb