Trajneri i kuksianëve, Artim Shaqiri u shpreh i lumtur për kualifikimin në finalen e Kupës, ndërsa falënderon lojtarët për ndeshjen e mirë që zhvilluan ndaj ekipit korçar. “Mendoj që lojtarët i meritojnë komplimentet për kualifikimin në finalen e Kupës. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, ne u kthyem në lojë dhe realizuam. Por, kjo është vetëm një finale, finalen tjetër e kemi ditën e diel, po ashtu me Skënderbeun. “Ne kemi një skuadër, kemi zëvendësues në të gjitha pozicionet. Kështu, në çdo moment kur kemi probleme secili mund të zërë vendin në fushë. Vështirësi normalisht që do të kishte në fushë, sepse ashtu u nis loja, por në fund jemi të kënaqur me kualifikimin. Kërkesa e Gjicit? Kërkesa ishte kualifikimi dhe ne ia arritëm, ia bëmë dhuratë për ditëlindje”. Sa i takon mesfushorit Zeqiri, Shaqiri ka përgënjeshtruar lajmet në media.

“Nuk është asgjë e vërtetë nga ato që përfliten në media. Me Zeqirin kam biseduar. Ai kishte nevojë të merrte ditë pushim dhe e pranova kërkesën e tij, pasi në ndeshjet e fundit, sidomos ndaj Partizanit në pjesën e parë u lodh së tepërmi. Kështu vendosa që ta lë pushim. Çdo ditë stërvitje bën punën e vet dhe konkurrenca po ashtu”.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: